Beqiri: Policia përgjon fshatarët që vadisin kanabisin, por jo grupet kriminale që vrasin

Shqipëria

Beqiri: Policia përgjon fshatarët që vadisin kanabisin, por jo grupet kriminale që vrasin

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:48
Idajet Beqiri

I ftuar në emisionin Arena, avokati Idajet Beqiri u shpreh se prokuroria dhe policia merren me raste banale dhe jo me veprimtarinë e rëndë kriminale.

Idajet Beqiri: Policia, prokuroria dhe gjykatat merren me probleme që të vjen zor t’i kujtosh. Përgjojnë një fshat që thotë t’i sjellin ujin te bimët narkotike që ka dhe policia përgjo pa fund, dhe të lesh jashtë vëmendjes kriminelët që i njeh, që ua di problematikat me bizneset.

Ku janë strukturat e shtetit, ku është policia për ta mbajtur nënë kontroll këtë kontingjent krimininal. Në vend që të bëhen përgjime erdhi uji, nuk erdhi uji, ai përgjime të bëhet se në filan orë do të shkojnë dhe do ta vrasin atë, e policia të jetë aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat