Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Topi është në fushën e Lulzim Bashës - Bota Sot
Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Topi është në fushën e Lulzim Bashës

Shqipëria

Reforma zgjedhore, Yuri Kim: Topi është në fushën e Lulzim Bashës

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:57
Yuri Kim

Këshilli Politik nuk po mund të gjejë ende mirëkuptimin për finalizimin e një dokumenti konsensual për Kodin e ri Zgjedhor.  Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, po vijojnë edhe sot negociatat me përfaqësuesit e Këshillit Politik. 

Yuri Kim: ''Sikurse jeni në dijeni kemi qenë përsëri për 9 orë dhe bëmë progres. Siç e thashë edhe dje, një negociatë që është kaq e rëndësishme për Shqipërinë, çdo parti duhet të japë që Shqipëria tëfitojë. Çdo palë dha çdo palë fitoi. I jap merita partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se si partia në pushtet kanë privilegje më shumë. Ka ardhur koha për PD dhe mikun tim Luli Basha që të balanojnë të gjithë faktorët dhe të thotë po për shqiptarët. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në dorën e tij.''

Prej orës 11:00 palët shkojnë e vijnë sa në selitë e partive të tyre në ambasadë amerikane. Takimi i parë në rezidencë ishte në orën 11:00 për tu larguar më psa dhe rikthyer pas orës 13:00, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre në orën 18:50 për të vijuar më pas në orën 20:30 po në rezidencën e ambasadës amerikane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat