Sokolaj: OFL është një shfaqje e policisë, u deklarua nga Rama dhe zbatohet nga hierarkia poshtë tij

Shqipëria

Sokolaj: OFL është një shfaqje e policisë, u deklarua nga Rama dhe zbatohet nga hierarkia poshtë tij

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:25
Trashgim Sokolaj

Për redaktorin e 'Ora New's Trashgim Sokolaj, Operacioni Forca e Ligjit është një shfaqje e policisë për të pasur vëmendjen e publikut.

I ftuar në emisionin 'Arena' ai shprehu skepticizmin për këtë operacion policor, pasi ka filluar nga kryeministri dhe është zbatuar nga hierarkia poshtë tij.

Trashgim Sokolaj: ''Vazhdoj të jem skeptik dhe koha konfirmoi ato ndjesi që profesionalisht i kishim në momentet e para. Duke parë këtë lloj aksioni ose le të themi këtë shfaqje, sepse në të vërttë është një shfaqje e policisë, një mënyrë për t'ju impnuar publikut dhe për të shkuar në vëmendjen e publikut me diçka. Mënyra se si filloi nuk më pëlqeu. Çdo lloj operacioni apo aksioni që fillon nga kryeministri ose ndonjë politikan., personalisht kam tendencë që ta shikoj me skepticizëm. Kjo u deklarua nga kryeminstri dhe u zbatua nga hierarkia e tij poshtë. Nëse do të dilte një polic i ndershëm i thjeshtë, një drejtor policie i cili ka dhënë prova që është përballur me krimin, sigurisht që do kisha besim dhe do e mbështesja.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat