Koronavirusi rikthehet në Tropojë/ Një çift rezulton pozitiv, vetëkarantinohen në banesë

Shqipëria

Koronavirusi rikthehet në Tropojë/ Një çift rezulton pozitiv, vetëkarantinohen në banesë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Covid-19 prek edhe qytetin e Tropojës. Burime nga spitali  i Tropojës bëjnë me dije se një çift është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Aktualisht ata po janë duke u trajtuar në shtëpinë e tyre.

Mësohet se çifti është nga fshati Berbat dhe ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore, ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik.

Tashmë në qytetin verior janë 2 persona të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat