Ushtronte pirateri televizive, procedohet penalisht administratori në Kolonjë

Shqipëria

Ushtronte pirateri televizive, procedohet penalisht administratori në Kolonjë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 13:39
Ilustrim

Goditet një raste piraterie televizive në qytetin e Kolonjës.

Procedohet penalisht administratori i një televizioni, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i piraterisë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale aparate që shërbenin për transmetime pirate dhe shpërndarje interneti.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.” – njofton policia. 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat