Topalli sulmon Bashën: I dhuroi Ramës Parlamentin dhe bashkitë, sot na thotë se “ashtu ishte loja”

Shqipëria

Topalli sulmon Bashën: I dhuroi Ramës Parlamentin dhe bashkitë, sot na thotë se “ashtu ishte loja”

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 07:31
Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli shpërthen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës.

Topalli thotë se Basha u tërhoq më në fund nga të gjitha kauzat e tij në 7 vitet e fundit, nga “revolucioni” te “çadra e lirisë”, e tashmë nuk kërkon as “qeveri tranzitore”.

“Këta janë të gjithë bashkë,” thotë politikania shkodrane teksa i akuzon si klasë politike e korruptuar që duhen shkulur.

Reagimi i plotë i Topallit:

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiakë, i dhuroi të gjitha Bashkitë…

Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare… Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte…”

Këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

Sonte ishin “felici e contenti” me kodin siç ishte.

Kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat