Murrizi flet pas takimit 90 minuta me ambasadoren Kim: Nuk e mora vesh çfarë kërkoi, i thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari

Shqipëria

Murrizi flet pas takimit 90 minuta me ambasadoren Kim: Nuk e mora vesh çfarë kërkoi, i thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:52
Myslim Murrizi

Ka përfunduar takimi i ambasadores Kim me disa nga deputetët e opozitës parlamentare, të cilët ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës ishin shprehur kundër kësaj marrëveshje, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.

Pas përfundimit të takimit ka folur deputeti Myslim Murrizi, i cili është shprehur se nuk do të votojë reformën e re Zgjedhore, pavarësisht kërkesës së ambasadores.

“I thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Do të votojmë kundër Reformës në Parlament. Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi ambasadorja, nuk i lamë hapësirë kërkesave të saj. Nuk votojmë asgjë jashtë asaj që kemi kërkuar për 15 muaj, Listat e hapura, administrata zgjedhore dhe votat e emigrantëve janë kërkesat tona”, tha Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat