Murrizi: Kimit i thashë që s'votoj pazare, identifikimi biometrik nuk garanton votën, blihet para të dielës - Bota Sot
Murrizi: Kimit i thashë që s'votoj pazare, identifikimi biometrik nuk garanton votën, blihet para të dielës

Shqipëria

Murrizi: Kimit i thashë që s'votoj pazare, identifikimi biometrik nuk garanton votën, blihet para të dielës

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:10
Myslim Murrizi

Opozita parlamentare mbetet e vendosur për të mos votuar kodin e ri zgjedhor nësë nuk ndryshohet sistemi zgjedhor.

3 përfaqësues të pakicës parlamentare për 80 minuta i kanë njohur SHBA dhe BE me qëndrimin e tyre.

Murrizi: Zonjës Kim i thashë: Kemi ardhur dhe kam mbajtur mandatin për të votuar një reformë zgjedhore, ju na paraqitët një pazar të pistë, e vratë reformën zgjedhore. Nuk e votoj, kaq.

I ftuar në Ora News, Myslim Murrizi, tha se produkti i dalë nga marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar nuk është një reformë e mirëfilltë por vetëm makiazh.

Murrizi: Deputetët e opozitës parlamentare nuk votojnë asnjë pazar se kjo nuk është reformë zgjedhore, është arnim i vogël ku janë në lojë disa miliona europor që besoj se nuk do të bëhet në këto zgjedhje.

Tre kërkesat e opozitës janë listat e hapura, administratë zgjedhore dhe garantimi i votës së emigratëve.

Murrizi: Kërkojmë lista të hapura që shqiptarët të zgjedhin dhe jo të votojnë dhe administratë zgjedhore e çliruar nga thonjtë e atyre që prekin vota.Kamera  te vendumërimi i votave ka pasur që në 2005, dhe monitorë.Kamera në qendrat e votimit absolutisht pse jo, nëse shkohet drejt administratës zgjedhore me tre anëtarë komisioni unë jam që votat të numërohen aty në qendrat e votimit të mos kemi pengime artificiale, rezultati del në 11 të natës. Listat e hapura kthejnë demokracinë e vrarë në 21 prill 2008 nga një marrëveshje  e pistë PD-PS. 

Në takimin me Kim dhe Sorecën ne ishim të qartë dhe të prerë që ne nuk votojmë asnjë lloj pazari të rikonfirmuar apo të noterizuar në selinë e tyre si vazhdim i marrëveshjes së pistë të 2008.I thamë kërkojmë administratë zgjedhore se nuk kemi besim, ne do të kandidojmë sikurse 58 parti të tjera kanë kandiduar në 2013 dhe nuk kanë pse të kenë besim që t'ua numërojnë votat këta që prej 20 vitesh akuzohen si njerëz që kanë vënë dorë te vota.Si pikë të tretë kemi kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë, një premtim i pambajtur nga mazhoranca si shumë të tjera. Nuk është e pamundur por e pavullnetshme, treshja që ka drejtuar Shqipërinë ka të gjithë mëkatet.

E ndërsa identifikimi biometrik shihet si e vetmja risi e këtij procesi, Murrizi thotë se vota është blerë para të dielës së votimit.

Murrizi: Çfarë do të thotë identifikimi biometrik. Ka qenë shenja e gishtit, nuk votoje dy herë.Këtu problemi i çuna problematikë, i parave të pista të drogës dhe korrupsionit, është blerë vota para ditës së dielë.Kjo nuk ndahet me makineri 15.5 milion euro kur ALEAT thotë i ofroj me 5 milion euro. Duhet ashpërsim i kodit penal, transparencë për fushatën e partive dhe komisionerët të mos jenë militantë politike që në numërim bëjnë masakër. Unë jam viktimë e zonës së Dushkut.

Pak orë pas marrëveshjes politike për reformën zgjedhore mes PS dhe PD, 3 përfaqësues të pakicës parlamentare në orët e para të paraditës kanë zhvilluar një takim në rezidencën amerikane më ambasadoren Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Në 80 minuta që 3 krerët e grupeve parlamentare të opozitës i kanë njohur ambasadorët me qëndrimin e tyre të palëkundur për votën e tyre kundër Kodit të ri zgjedhor nësë nuk ndryshohet sistemi zgjedhor.

Në takimin e opozitës parlamentare me ndërkombëtarët ishin edhe Ralf Gjoni sëbashku me Rudina Hajdarin, e cila ka hedhur firmën në marrëveshjen e Këshillit Politik në prani të ambasadorëve.

Partisë Socialiste për të votuar Kodin e ri Zgjedhor i duhen edhe votat e pakicës, por me qendrimet e deputetëve të këtij grupi mund të çojë reformën drejt një tjetër ngërçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat