Aksident i rëndë në Pukë, makina përfundon në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit

Shqipëria

Aksident i rëndë në Pukë, makina përfundon në humnerë/ Humb jetën drejtuesi i mjetit

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:45
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Qafë Mali – Bajram Curri, në Pukë.

Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë disa metra poshtë.

Fatkeqësisht drejtuesi i automjetit, Mark Nika ka humbur jetën. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat policore dhe autoambulancat.

Aksi në fjalë është një ndër më problematikët në qarkun e Shkodrës, ku ndër vite shumë persona kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat