Basha: S’do humbasim asnjë minutë me një qeveri të dështuar. Zgjedhjet do i fitojmë!

Shqipëria

Basha: S’do humbasim asnjë minutë me një qeveri të dështuar. Zgjedhjet do i fitojmë!

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:11
Lulzim Basha

Në një deklaratë të shkurtër për mediat kreu i PD Lulzim Basha tha se fokusi i partisë së tij kur të marrë pushtetin do jetë ringritja ekonomike e vendit.

Basha u shpreh se opozita do t’i fitojë këto zgjedhje dhe do iu kthejë ekonominë shqiptarëve, pasi kjo qeveri ka zhvatur Shqipërinë.

“Sfida më e madhe e çdo familje, e çdo shqiptari, është kriza ekonomike. Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ata që zhvatën Shqipërinë. Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja. Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet, do të kemi në fokus ringritjen ekonomike. Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona. Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike, duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve, për t’u kthyer ekonominë atyre.S’do humbasim asnjë minutë me një qeveri të dështuar”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat