PPE reagon për Shqipërinë: Zgjedhje parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor

Shqipëria

PPE reagon për Shqipërinë: Zgjedhje parlamentare dhe lokale me Kodin e ri Zgjedhor

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 16:23
Michael Gahler

Përmes një deklarate të bërë publike në media, grupi parlamentar i Partisë Popullore Evropiane, PPE reagon në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Sipas Michael Gahler, koordinator i grupit për çështjet e zgjerimit zgjedhjet në respekt të Kodit Zgjedhor dhe të dakordësuara mes palëve duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Në deklaratë thuhet se zgjedhjet parlamentare dhe lokale duhet të mbahen me kodin e ri zgjedhor.

Ja deklarata

“Grupi i Partisë Popullore Evropiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standardet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në mënyrë që të çelen negociatat.

Ne insistojmë për anulimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat