Opozita parlamentare bojkot komisioneve: Nuk votojmë marrëveshjen e 5 qershorit

Shqipëria

Opozita parlamentare bojkot komisioneve: Nuk votojmë marrëveshjen e 5 qershorit

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 10:55
Myslim Murrizi

Tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës shprehen të vendosur se nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit të këshillit politik pa listat e hapura.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin që nisin në orën 09:00, deputetët Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku deklaruan hapur votën kundër të 31 deputetëve që ata përfaqësojnë ndërsa shtojnë se do të bojkotojnë dhe komisionet parlamentare nëse nuk arrihet një marrëveshje për kërkesat e tyre.

Takimi në kryesinë e Kuvendit u mbyll 11: 48 minuta. 

Ata kërkojnë takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

 

Ky takim vjen pas kërkesës që opozita i bëri Ruçit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore.

Në kërkesë-shkresën e takimit theksohet se një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me legjitimitetin e Kuvendit, pasi i imponohet vendimmarrje këtij institucioni.

Opozita parlamentare kërkon që në Kuvend të diskutohet për kalimin nga listat e mbyllura në të hapura.

“Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë i ri, jo një arnim skandaloz i Kodit të vjetër ku shkelen me të dyja këmbët rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ata që janë duke ikur nga parlamenti nuk mund ta mbajnë peng as parlamentin, as procesin zgjedhor në Shqipëri sipas hesapeve të tyre, qoftë edhe me bekimin e kryetarit të mazhorancës që sillet edhe si ali edhe si Kadi sipas hesapeve të tij." - theksohet në letër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat