“Mashtrimi i Ramës me paketën e tretë të ndihmës”, PD: Po e zhyt vendin në krizë

Shqipëria

“Mashtrimi i Ramës me paketën e tretë të ndihmës”, PD: Po e zhyt vendin në krizë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:01
Foto

Partia Demokratike ka publikuar një video të atij që e cilëson si mashtrimi i Ramës sa i takon paketës së tretë të ndihmës ndaj situatës së krijuar prej pandemisë Covid-19.

“Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin”, shkruan Agron Shehaj, në një postim në Facebook.

Më tej shton:

“RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre. RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vendin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.”

Për ta përmbyllur me:

“Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë! Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat