Transporti publik protestë para Ministrisë, me urbanë improvizojnë respektimin e masave

Shqipëria

Transporti publik protestë para Ministrisë, me urbanë improvizojnë respektimin e masave

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:50
Ilustrim

Transporti publik ka protestuar sot para Ministrisë së Transportit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ky sektor për 3 muaj me radhë nga pandemia ndodhet në vështirësi dhe rikthimi në 15 qershor pritet të jetë sërish me probleme pasi kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare duke përfshirë shërbimin për një numër të vogël qytetarësh.

Shoqatat e Transportit kërkuan të hiqet akciza e naftës dhe taksave për karburantin si dhe të ulet TVSH-ja në masën 2%.

Ndërkohë ata improvizuan një udhëtim me urban në bazë të kushteve të reja të detyrueshme dhe sipas tyre, është e pamundur të zbatohen protokollet e sigurisë dhe distanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat