Ishin kthyer në shqetësim për banorët/ Nis heqja e inerteve nga zona e Shkëmbit të Kavajës

Shqipëria

Ishin kthyer në shqetësim për banorët/ Nis heqja e inerteve nga zona e Shkëmbit të Kavajës

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:30
Foto

Prej disa ditësh, mjetet e rënda dhe kamionat po punojnë për heqjen e inerteve nga zona e Shkëmbit të Kavajës.

Mbetjet ndërtimore të pallatit të shembur më 8 maj me shpërthim të kontrolluar ishin kthyer në shqetësim dhe vendhedhje për mbetjet urbane të zonës.

Ndaj banorët ngritën zërin përmes TCH për pasigurinë dhe rrezikun që mbarte lënia e tyre në terren të hapur, jashtë kontrollit, në këtë sezon turistik.

Inertet bëhet e ditur se do të përdoren për nevojat e një subjekti në zonën e Shënavlashit. Në bazë të një marrëveshjeje me firmat dhe për të menaxhuar sasinë e madhe të inerteve të krijuara pas tërmetit bashkia e Durrësit ka vendosur që subjektet t’i përdorin ato për nevojat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat