“Tatimet do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që morën pagë lufte”

Shqipëria

“Tatimet do të publikojnë emrat e të gjithë atyre që morën pagë lufte”

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:32
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama komenton afatin 5 qershor si datë fundore për deklarimin e punonjësve nga kompanitë, duke thënë se askush nuk do mbetet pa e marrë pagën e premtuar në kushtet e emergjencës së koronavirusit.

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i qeverisë tha se “Kam parë disa spekulime të bëra, që natyrisht janë dhe të nxitura, një fasoneri ku njerëzit dalin dhe thonë s’na kanë dhënë asgjë. Ne nuk mund të paguajmë njerëz që nuk janë mbyllur asnjë ditë dhe e kanë marrë pagën rregullisht. Ne do të paguajmë edhe ata që janë humbur qoftë edhe një ditë”.

Rama bëri me dije se janë afro 4500 kompani që nuk kanë deklaruar punonjësit, të cilët janë paralajmëruar disa herë për të mos ndëshkuar, dhe se aktualisht Tatimet po lëvrojnë pagat direkt tek punonjësit si dhe po trajtohen ankesat e fundit.

Sipas tij, Tatimet kanë bërë dhe punën e kompanive, për të mos i lënë njerëzit “jetim” në këtë proces.

“Ne nuk jemi të stilit ‘ty të takon por fajin e ka kompania, që kompania nuk aplikon dhe ne nuk ta japim’. Tatimet kanë verifikuar çdo person, kompani për kompani, kryesisht të kompanive që nuk përgjigjen, të cilat do të ndëshkohen për mungesë solidariteti. Janë çerek milioni shqiptarë do marrin rrogën”, deklaroi Kryeministri.

Ai tha se Drejtoria e Tatimeve do t’i bëjë publike të gjithë emrat e përfituesve të pagave të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat