Mjeku shqiptar në Itali: Izolimi shpëtoi vendin, strategjia 3 T më efikasja

Shqipëria

Mjeku shqiptar në Itali: Izolimi shpëtoi vendin, strategjia 3 T më efikasja

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 22:49
Dritan Hila, Albano Beltoja

Në një lidhje nga Italia, mjeku shqiptar Albano Beltoja për emisionin Arena, tha se në Itali strategjia e izolimit dhe e 3T, shpëtoi vendin dhe ishte mjaft efikase.

Beltoja: Shifrat janë gjithmonë në rënie, në rënie drastike do të thoja, nuk ika shumë të shtruar në spitale. Vdekjet raportohet akoma, duhet parë tipologjia e kësaj sëmundje.

Hila: Cila ishte politika që e shpëtoj Italinë, karantinimi?

Beltoja: Unë jam i bindur se masat e izolimit, bënë të mundur uljen e kësaj epidemie, uljen e transmetimit të virusit, ishte masa më efikase.

Hila: Me çfarë u shoqërua tjetër në Itali kjo?

Beltoja: Strategjia është ajo e famshmja e 3 T, të bësh testim, të ndjekësh kontaktet, dhe t’i trajtosh këta, kjo u implementua gjithmonë e më mirë, ndryshoi strategjia e trajtimit të sëmurët, nuk u shtruan të gjithë ata që paraqiteshin me Civid, por vetëm ata në gjendje të rëndë, dhe të tjerët në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat