Kapen 3 shqiptarë në Itali me 15 kg drogë dhe 242 mijë euro para kesh

Shqipëria

Kapen 3 shqiptarë në Itali me 15 kg drogë dhe 242 mijë euro para kesh

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Policia italiane ka sekuestruar gomone me marihuanë, kokainë e heroinë nga korrierët dhe trafikantët shqiptarë, gjatë ditëve të fundit.

Me këtë rast, bëhet e ditur se autoritetet e Policisë Financiare italiane kanë arrestuar dy vëllezër shqiptar, 30 dhe 32 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë, me akuzën e trafikut të drogës së tipit kokainë.

Operacioni antidrogë u ekzekutua në komunën Santa Croce sull’Arno në provincën e Massa Carrara.

Gjatë bastisjes së banesës së dy vëllezërve shqiptarë, policia italiane gjeti dhe konfiskoi 12 kg kokainë e rreth 70 mijë euro cash.

Gjithashtu u sekuestruan instrumente për konfeksionimin e dozimin e kokainës, si dhe për numërimin e kartmonedhave që dëshmojnë biznesin frenetik të përfitmit nga trafiku i kokainës.

Hetimet e operacionit kanë nisur në janar të 2020 pas operacionit të koduar “Market Motta” i cili zbardhi një rrjet trafikantësh e korrierësh droge.

Sipas Financës italiane kokaina e sekuestruar kap në treg një vlerë prej 1 milionë e 200 euro.

3 kg të tjera kokainë janë kapur nga autoritetet italiane në komunën Massa Lombarda në provincën e Ravenas. Kokaina u gjet në banesën e një shtetasi shqiptar 30 vjeç i papunë e banues në Itali, i cili u vu në pranga. Gjatë këtij operacioni u denoncuan  2 shqiptarë të tjerë, njërit prej të cilëve iu sekuestruan 172 mijë euro cash. Paratë ishin fshehur në automjetin e tij me targa shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat