Sot provimi i dytë/ 32 mijë maturantë do japin testin e gjuhës shqipe, në një klasë vetëm 10 nxënës

Shqipëria

Sot provimi i dytë/ 32 mijë maturantë do japin testin e gjuhës shqipe, në një klasë vetëm 10 nxënës

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 08:54
Ilustrim

Maturantët do të ulen sërish sot në bankat e shkollës, për t’iu nënshtruar provimit të dytë të Maturës Shtetërore, Gjuhës Shqipe.

Ashtu si në provimin e parë të gjuhës së huaj, provimi do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Maturantët do të duhet të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që do t’i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.

Ndërkohë në datën 15 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe në 18 ai i lëndës me zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat