“E paprecedentë”/ Shembja e ndërtimeve pa leje në Velipojë, PD: Në kundërshtim të hapur me ligjin - Bota Sot
“E paprecedentë”/ Shembja e ndërtimeve pa leje në Velipojë, PD: Në kundërshtim të hapur me ligjin

Shqipëria

“E paprecedentë”/ Shembja e ndërtimeve pa leje në Velipojë, PD: Në kundërshtim të hapur me ligjin

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:27
Velipojë

Teksa vijon aksioni nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, ka reaguar Partia Demokratike.

Në deklaratë thuhet:

“Të gjithë jemi dëshmitarë se si Edi Rama,së bashku me bandën e tij ndërmorën një aksion të paprecedent dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për prishjen e disa objekteve në plazhin e Velipojës. Së pari theksojmë se këto shembje janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk janë respektuar procedurat e njoftimit dhe aq më tepër,në një kohë kur këto subjekte kanë qenë edhe në procese gjyqësore. Së dyti, prishjet janë bërë në mënyrë selektive duke kursyer ndërtimet e të “miqve” që i shërbejnë Edi Ramës dhe Sandër Lleshit për blerjen e votave. ”

Për të vazhduar me:

“Së treti, ky vendim i paprecedent vjen në kulmin e krizës në sektorin e turizmit, të krijuar nga keqmenaxhimi i situatës së pandemisë COVID-19,nga Edi Rama. Pikërisht në këtë periudhë krize vjen goditja tjetër nga Edi dhe Gjeneral krimi duke lënë pa bukë 70 familje në Velipojë. Partia Demokratike Dega Shkodër, bën publik dokumentacionin që vërteton shkeljet dhe siguron çdo qytetar që bie pre e padrejtësisë së bandës në pushtet,që jemi krah tyre dhe do ndërmarrim të gjithë hapat e nevojshëm për rivendosjen e drejtësisë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat