KLGJ e largoi nga Gjykata e Lartë, reagon Dvorani: Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme!

Shqipëria

KLGJ e largoi nga Gjykata e Lartë, reagon Dvorani: Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme!

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 19:12
Ardian Dvorani

Ardian Dvorani ka folur për herë të parë pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e mandatit si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, rrjedhimisht edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme”! Kështu e ka cilësuar Ardian Dvorani shkarkimin si anëtar i Gjykatës së Lartë.

“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim.
Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj”, tha Dvorani.

Kujtojmë që anëtaret kanë vendosur me 6 vota pro përfundimit të mandatit ndërsa 3 prej tyre kanë qenë kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat