Basha: Në ditët më të vështira, Rama përdor dhunën e gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë

Shqipëria

Basha: Në ditët më të vështira, Rama përdor dhunën e gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 21:44
Ilustrim

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shembjet e kryera nga IKMT në Velipojë.

Përmes një postimi në Twitter shkruan se në ditët më të vështira për shqiptarët, Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. 

Basha: Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do ti rimbyllë në karantinë RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat