Karburant dhe dieta, Murrizi: 300 euro që kanë marrë deputetët opozitarë, baballarëve të kombit u kushton kollarja

Shqipëria

Karburant dhe dieta, Murrizi: 300 euro që kanë marrë deputetët opozitarë, baballarëve të kombit u kushton kollarja

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 21:47
Arkiv

Shumica e deputetëve, përfshirë edhe ata të opozitës,  rezultojnë se e kanë marrë të plotë pagesën nga Kuvendi për të mbuluar shpenzimet e karburantit për makinat dhe dietën gjatë muajit prill 2020.

Duket se ky detaj po përdoret si formë presioni ndaj tyre depuettëve opozitarë për të ngritur kartonin për reformën zgjedhore.

Myslim Murrizi, edhe jo prej listës së përfituesve, tha për Rtv Ora se kolegëve të  tij u është dashur të lëvizin dhe gjatë pandemisë.

Sipas Murrizit, 300 euro karburant që kanë marrë ata, baballarëve të kombit u kushtojnë vetëm dy komça këmishash apo kollarja, pa shkuar te orët e dorës 1 mln euro.

Murrizi: Mos u fut në gjëra të vogla. Aq gjëra të vogla sa kanë marrë 90% i atyre deputetëve. Selami Jenisherin e keni parë me biçikletë dhe ka vetëm një kostum që ditën që ka ardhur atje. Aq lekë sa kanë marrë në muaj këta janë 300 euro. Këta bavballarët e kombit, këta që vdesin dhe qahen për shqiptarët, këta që u çojnë qese qytetarëve kur u bie tërmeti, kanë dyfishin e atyre që kanë marrë deputetët vetëm komçet e këmishave. 

Nuk po flas për orat e dorës, se mund të kenë 1 milion euro orë dore, nuk po flas për kostume dhe kollare. Mori naftë deputeti. Edhe në kohë pandemie deputetët kanë aplikuar, kolegu im Alban Zeneli ka autorizim nostop nga e-Albania se ka qenë në lëvizje. Mua më kanë mbajtur rrogën në mënyrë të kundraligjshme, e kam çuar në gjyq. 

Do ta marr me gjyq dhe do t'ja jap atij që kam qejf unë, nuk dua që hajdutët e qeverisë të dalin burra të mirë dhe të bëjnë sadaka me atë që më takon mua. E bëj vetë unë sadakanë.Pse nuk merreni me naftën tjetër?Merruni me naftën që ka Shqipëria jo me naftën e Selamiut dhe Alimadhit. 

Merruni me Bankers Petrolium, rezervuari më i madh i naftës në Ballkan. 400 mln euro ikin rrush e kumbulla dhe nuk paguajnë asnjë lek tatim-fitimi. Merreni me 300 euro naftë, këtyre ju bën kollarja aq, këtyre baballarëve të kombit, ish-ministrave dhe ministrave.Bëni një inventar kollaresh dhe i kanë më të shtrenjta sesa naftën që kanë marrë deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat