Tkurrën kërkesat për azil nga Kosova, rriten nga Shqipëria

Shqipëria

Tkurrën kërkesat për azil nga Kosova, rriten nga Shqipëria

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Shqipëria ka nivelin më të lartë të azilkërkuesve që kërkojnë të shkojnë drejt BE-së, sipas një studimi të European Policy Institute of Kosovo, ndërsa Kosova po përjeton nivelin më të ulët historik.

Përgjatë vitit 2019, në BE janë regjistruar gjithsej 31,030 azilkërkues nga Ballkani Perëndimor, sipas këtij raporti, ku shtohet se “Ky është niveli i ri më i ulët i azilkërkuesve nga Ballkani që nga kriza e migrimit e vitit 2015”.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar rënie të numrit të kërkesave të azilit brenda BE-së, përveç Shqipërisë.

Sipas institutit, në vitin 2019 në BE janë regjistruar 20,500 azilkërkues nga Shqipëria, duke përbërë rreth dy të tretat e totalit të azilkërkuesve nga Ballkani për atë vit. Krahasimisht, Kosova shënoi vetëm 2335 kërkesa për azil për të njëjtën periudhë - numri më i vogël historik i azilkërkuesve për këtë vend.

Ndërkohë, gjatë dekadës 2009-2019 janë regjistruar rreth 596,000 kërkesa për azil në BE nga qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka numrin më të madh të azilkërkuesve, me rreth 196,000, ndërsa Mali i Zi, numrin më të vogël, me rreth 10,000 qytetarë që kanë kërkuar azil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat