E mrekullueshme/ Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin “Koço Gliozheni”

Shqipëria

E mrekullueshme/ Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin “Koço Gliozheni”

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:49
Trinjakët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një lajm të gëzueshëm në faqen e saj të Facebook.

Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë kanë ardhur në jetë trinjakë, duke sjellë gëzim për familjen dhe stafin mjekësor.

Postimi i ministres

Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet.

Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3.6 milionë lekë për trinjakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat