Pse e anuloi Greqia rihapjen e kufijve me Shqipërinë më 15 qershor

Shqipëria

Pse e anuloi Greqia rihapjen e kufijve me Shqipërinë më 15 qershor

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 07:13
Ilustrim

Athina zyrtare iu bashkua propozimeve të Komisionit Europian për shtyrjen më 1 korrik të lëvizjes së lirë në kufijtë me disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë.

Ministria greke e Turizmit tha të premten pasdite se fluturimet ajrore nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt Greqisë do të lejohen vetëm për arsye të rëndësishme.

Ndërsa nga 15 qershori mbeten të mbyllur kufijtë tokësorë dhe detarë me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas qeverisë greke kufizimet në kufirin tokësor me Shqipërinë, pritet të hiqen nga data 1 korrik.

Greqia kishte njoftuar më parë se do të lejonte lëvizjen e lirë në kufirin me Shqipërinë më 15 qershor.

Gjatë kësaj periudhe në kufi lejohen të lëvizin drejt Greqisë qytetarët shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi si dhe punëtorët sezonalë nga Shqipëria që kanë kontrata me punëdhënësit grekë.

Sakaq qeveria greke ka vendosur që deri më 1 korrik të ndalohen fluturimet nga Shqipëria, Italia dhe vende të tjera, drejt Selanikut.

Mësohet se rihapja e kufijve do të shoqërohet me teste sporadike për Covid-19. Do tu bëhen tamponë vetëm disa personave në mënyrë rastësore. Këta do të detyrohen të deklarojnë hotelin ku do qëndrojnë dhe për një natë derisa të dalin analizat duhet të karantinohen. Nëse dalin negativë nuk do të vijojnë më izolimin. Në të kundërt do të karantinohen me shpenzimet e shtetit grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat