Futja e opozitës në sistem, ekspertët vështirësi për draftimin përfundimtar të reformës zgjedhore

Shqipëria

Futja e opozitës në sistem, ekspertët vështirësi për draftimin përfundimtar të reformës zgjedhore

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:16
Vasili, Bylykbashi dhe Gjiknuri

Dalja e opozitës nga sistemi me djegien e mandateve, është reflektuar si vështirësi për ekspertet në hartimin e reformës së re zgjedhore. Mënyra e plotësimit të vendeve ne administratën zgjedhore ka veshtirësuar punën e përkthimit të marrëveshjes politike ne amendamente ligjore konkrete. 

Marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore, në fillim të javës së ardhshme do të dorëzoht si draftligj në kuvend.

Prej ditësh ekspertët e kontraktuar nga OSBE po shkruajnë ligjin e ri zgjedhor, ndërsa kanë hasur vështirësi të teknikës legjislative.

Burimet nga Këshilli Politik i thanë RTV ORA, se puna për përkthimin e marrëveshjes në amendamente konkrete ka qenë intensive dhe e vështirë, kryesisht në përfshirjen e teknologjisë në kod, detajimi për mënyrën se si do të funksionojë KQZ-ja e re, por dhe parashikimi në ligj për mënyrën se si do të funksionoje administrata zgjedhore.

Marreveshja parashikon dy përbërje të administratës. Në zgjedhjet e ardhshme administrata do të jetë politike, ndërsa në të ardhmen pjesërisht e depolitizuar.

Një çështje tjetër që ka sjellë vështirësi, është futja e opozitës në sistem pas djegies së mandateve.  

Konkretisht, Komsionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve përbëhen nga 7 anëtarë, ndërsa ndahen mes:

“Dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë.”

Në kushtet aktuale Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk përfaqësohen në këto komisione, ndërsa ekspertëve ju ka lindur detyra që të gjejnë një zgjidhje ligjore që do të parashikohet në kodin e ri si dispozitë kalimtare.

Ky proces nuk ka qenë i lehtë për palët, çka ka sjellë që puna për përkthimin e marrëveshjes poltike në draft ligjor të marr disa ditë.  

Debate dhe paqartësi ka edhe mbi një draft të ri të opzoitës parlamentare e cila jo vetëm kërkon ndryshim sistemi por dhe të heqjes së kolicioneve parazgjedhore.

Partia Demokratike është e prerë kundër këtij propozimi, ndërsa thotë se mazhoranca pasi tentoi të vidhte zgjedhjet me njerëz politik, sot po kërkon të mos lejojë që opozita të jetë e bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat