“Turi” i maturës nuk është ‘shqiptar’, por i kopjuar nga një test i Cambridge

Shqipëria

“Turi” i maturës nuk është ‘shqiptar’, por i kopjuar nga një test i Cambridge

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 23:27
Besa Shahini

Pyetja e “Turit” në provimin e Gjuhë-Letërsisë, është kthyer në temë diskutimi tashmë, jo vetëm për maturantët. Është bërë meme dhe mund të jetë çështja më e diskutuar në publik. 

Por duket se “Turi” nuk është një pyetje e formuluar nga ekspertët e arsimit në vend, por e kopjuar. Pra, Turi, nuk është aspak shqiptar.

Teza e gjuhë-letërsisë për Maturën Shtetërore është në fakt përkthim i “Cambridge English, Preliminary English Test for Schools” ku personazhi quhet “Dan”. Edhe pse e gatshme, Ministria e Arsimit pretendon se teza është hartuar nga ekspertë të arsimit, por në fakt ai është thjesht një përkthim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat