Tentoi të shmangte përplasjen, shoferi humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës në Korçë

Shqipëria

Tentoi të shmangte përplasjen, shoferi humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës në Korçë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 12:04
Ilustrim

Një aksident është regjistruar në hyrje të qytetit të Korçës. Mësohet se një mjet ka goditur një objekt në anë të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë një përplasje me një mjet që po udhëtonte në të njëjtin sens lëvizje, por ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një pemë dekorative dhe më pas ka përfunduar në murin mbrojtës të një biznesi.

Nga përplasja mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit Denis Lika dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Mësohet se Lika po udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat