Murrizi: Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat

Shqipëria

Murrizi: Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 23:28
Myslim Murrizi

Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi është shprehur i vendosur që të hapen listat dhe të ulet përqindja e pranimit.

Ai ka ftuar edhe opozitën jashtëparlamentare që t’i bashkohet nismës, në një kohë kur nesër pritet që të arrihet zyrtarisht marrëveshja.

“Mes listës së hapur dhe pjesëmarrjen time në Kuvend, unë zgjedh të parën. Kur mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura. Dua ta ul nga 5% në 2%. Edhe me djallin do bëj pakt për të hapur listat", tha Murrizi i ftuar në emisionin Open.

"Mund të jetë edhe Basha e Mediu dakord që ta ulin. Prandaj unë them hajde ulemi e flasim,”- shtoi  Murrizi, i cili nuk respektoi vendimin e PD-së për të braktisur Kuvendin vitin e kaluar.

Megjithatë partitë kryesore nuk e kanë shprehur vullnetin për ndryshim e sistemit zgjedhor deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat