KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra

Shqipëria

KQZ konfirmon në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 12:26
Foto

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi në detyrë edhe kryetarin e bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra. Edhe ky vendim u mor me unanimitet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu rrëzoi me 5 vota pro kërkesën e Partisë Demokratike për ndalimin e ushtrimit të detyrës për kryetarin e bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje.

Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat