KQZ rrëzon PD për Malaj: Nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës

Shqipëria

KQZ rrëzon PD për Malaj: Nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 12:42
Foto nga takimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me 5 vota pro kërkesën e Partisë Demokratike për ndalimin e ushtrimit të detyrës për kryetarin e bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sipas KQZ, Agron Malaj nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Matit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje.

Ai nuk e ka fshehur dënimin në formular, por sipas PD-së dënimi sipas ligjit për dekriminalizimin i ndalon postin e kryetarit të bashkisë.

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se: Periudha e ndalimit është deri në momentin e rehabilitimit. Në 2019 dorëzoi formularin e vetëdeklarimit dhe KQZ vendosi njoftimin për vijimin e procedurave se nuk ndodhet në kushtet e ndalimit. Prokuroria e përgjithshme pas kërkesës së PD-së, theksoi se nuk ka asnjë masë tjetër veç atyre të deklaruara. Në lidhje me pretendimin e PD-së se kryetari i bashkisë Mat është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit.

KQZ duke qenë se nuk ndodhet para asnjë prove të re, ndodhet para një gjeje të gjykuar. Pra ky është subjekt që gjykohet për të dytën herë. Këtë person e kemi hetuar dhe gjykuar dy herë, kur ka qenë nëpunës i thjeshtë në 2016 kur ka qenë punonjës i OSHEE-së dhe prokuroria ka thënë nuk është në kushtet e ndalimit të funksionit. Edhe tani, që është kryetar bashkie, gjykohet nga e njëjta prokurori dhe rezultatet janë të njëjta. Zoti Malaj nuk duhet të diskutohet më. Të shterohen të gjitha akuzat e pabaza, pra mos lihet e hapur, mbylleni këtë si procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat