“Të dua shumë o jetë, mos u merakos”, gruaja pret te dera e gjykatës shoferin e kamionit me 500 mijë euro në Durrës

Shqipëria

“Të dua shumë o jetë, mos u merakos”, gruaja pret te dera e gjykatës shoferin e kamionit me 500 mijë euro në Durrës

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:38
Pamje nga video

Në një seancë gjyqësore që ka zgjatur për pak minuta, shoferi i kamionit ku u kapën rreth 500 mijë euro, Andon Thanasi është lënë në burg.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se gjyqtarja Eda Kaja ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, për 54-vjeçarin.

Kjo seancë gjyqësore, pati edhe një moment të veçantë, ku në hyrje të gjykatës qëndronte bashkëshortja e tij, e cila i tha që të mos kishte aspak merak për të.

“Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua”, dëgjohet teksa thotë gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat