Përgatitet skenari ekstrem për Covid-19? Qeveria merr edhe 30 respiratorë nga Zvicra e Norvegjia

Shqipëria

Përgatitet skenari ekstrem për Covid-19? Qeveria merr edhe 30 respiratorë nga Zvicra e Norvegjia

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:19
Respiratorët

Qeveria përgatitet për skenarët ekstrem pas rritjeve të rasteve të të invektuarve me Covid 19 dhe shtimit të numrit të personave që janë shtruar në spital. PNUD, program i OKB për Zhvillimin, me anë të një njoftimi të dërguar në rrugë elektronike bën të ditur se sot u morën 30 respiratorë që i shtohen paketës së prokuroruar më parë nga qeveria.

“Vijojmë të forcojmë kapacitetet e sistemit shëndetësor publik në përgjigjen ndaj COVID-19 dhe kjo ndihmë e vyer e partnerëve tanë me keto pajisje jetëshpëtuese do të forcojë repartet e terapive intensive në vend,” tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Kurse diplomati zviceran Patrik Meier tha se këto ventilator të përdoren jo vetëm për pacientët me koronavirus por edhe ata që kërkojnë trajtim intensive oksigjeni. Limya Eltayeb  Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD , tha se “ne të gjithë kemi një përgjegjësi, si individë, të zbatojmë masat e rekomanduara dhe të mbështesin përpjekjet e qeverisë për të frenuar  ërhapjen e këtij virusi. Së bashku mund ta mposhtim këtë pandemi”.

Qeveria Zvicerane ka dhuruar 330,000 Dollarë, Qeveria Norvegjeze 3,000,000 Kruna Norvegjeze (afërsisht 300,000 Dollar) dhe PNUD 150,000 Dollarë.

Nga momenti kur rasti i parë i COVID-19 u konfirmua në vend më datë 9 Mars, 1672 raste janë raportuar gjithsej dhe 37 njerëz kanë ndërruar jetë nga Coronavirus. Momentalisht, 571 raste janë aktive në vend – 50 persona janë në spital, prej të cilëve tetë janë nën kujdes intensiv dhe dy janë të intubuar.

Në këtë kontekst, zotërimi i një numri të mjaftueshëm të respiratorëve për të trajtuar pacientët me COVID-19 mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë dhe një pikë mbështetjeje nga partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat