Koronavirusi, kryeministri: Do mbyllemi, nëse nuk ….

Shqipëria

Koronavirusi, kryeministri: Do mbyllemi, nëse nuk ….

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:42
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, përmes një lidhje direkte në Facebook, paralajmëroi ashpërsim të masave në vend, nëse situata e koronavirusit që ka ardhur në përshkallëzim, nuk do të përmirësohet. Edhe pse tha se mendon se gjendja  mund të vihet përsëri në kontroll, mbyllja nuk do të shmanget nëse situata e përhapjes së COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirus, vazhdon të rëndohet.

“Nëse do të vazhdojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë edhe njëherë pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë, por nuk dua ta zgjas me këtë, sepse kam bindjen se ende e kemi në dorë ta kontrollojmë situatën”, tha Rama. Ai shtoi duke se nuk do të lejojë më grumbullime të njerëzve, qoftë dhe për grumbullime politike, duke ju referuar protestave që ndodhën javëve të fundit në Tiranë.

Rama paralajmëroi bizneset që të respektojnë protokollet e sigurisë shëndetësore për parandalimin e përhapjes së infeksionit, pasi në të kundërtën do të përballen me sanksione deri dhe në heqje të lirisë. “Virusi nuk ka këmbë, por përdor këmbët e budallallëkut njerëzor dhe për budallallëkun nuk ka rrugë tjetër veç tolerancës zero për këdo që e shfaq dhe për kudo që ai i shfaqet në krah”, u shpreh ai. Sot Ministria e Shëndetësisë raportoi shifra rekord të rasteve ditore me 82 të infektuar, duke shënuar ditën e katërt radhazi me raste në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat