Bizneset turistike peticion Ramës: Nuk kemi përfituar nga paketat e ndihmës, realizoni 6 kërkesat tona! - Bota Sot
Bizneset turistike peticion Ramës: Nuk kemi përfituar nga paketat e ndihmës, realizoni 6 kërkesat tona!

Shqipëria

Bizneset turistike peticion Ramës: Nuk kemi përfituar nga paketat e ndihmës, realizoni 6 kërkesat tona!

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:45
Ilustrim

Bizneset turistike i kanë dërguar një letër-peticion kryeministrit Rama për mbështetjen e këtij sektori me një paketë të posaçme, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Kjo letër u është vënë edhe në dijeni 3 ministrave, atij të Turizmit, të Financave dhe të Mjedisit.

Këto biznese kërkojnë qeveria të realizojë 6 kërkesa, pasi nuk kanë përfituar nga paketat e ndihmës, por vetëm pagën 40 mijë lekë.

“Nga paketat ne nuk kemi përfituar, por morën pagën 40 mijë lekë ata që hoqën stafin nga puna. Garancia sovrane nuk është ndonjë ndihmë e madhe për madhe për biznesin, më shumë është mashtrim sesa ndihmë e vërtetë për sektorin.” – shkruhet në letër. 

Ata kërkojnë çlirimin e bizneseve të turizmit nga të gjitha detyrimet fiskale deri në 31 dhjetor 2020, subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020 dhe zbritja e TVSH nga 20% në 10 % edhe për hallkat e tjera të turizmit që nuk janë përfshirë në reduktimin e TVSH.

Konkretisht kërkohet: 

Çlirimin e bizneseve të turizmit nga të gjitha detyrimet fiskale deri në 31 dhjetor 2020 (përfshirë taksat lokale dhe taksën e pronës).

Subvencionimin e pagave edhe për punonjësit e bizneseve të mëdha turistike të larguar nga puna pas datës 10 prill 2020.

Ngrirjen e kësteve dhe krijimi i kushteve për kreditë të buta për sektorin e akomodimit. Propozojmë të shtyhen afatet e pagesave të kredive të paktën deri në 30 mars 2021, qeveria duhet të mbulojë me grante nga BE interesin e stokut të kredive në këtë industri. Të rritet kapitali i garancisë sovrane dhe tu krijohet mundësi kreditimi hoteleve nga kjo garanci deri 20% të të ardhurave të realizuara në vitin 2019 me interes zero dhe gjatë periode deri në 2 vjet në mënyrë që të shpëtojë falimenti.

Mbështetje nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të hoteleve që kanë profil sezonal dhe kryesisht ato që nuk kanë biznes të dytë gjatë periudhës së dimrit.

Zbritja e TVSH nga 20% në 10 % edhe për hallkat e tjera të turizmit që nuk janë përfshirë në reduktimin e TVSH. Stimuli i turizmit të brendshëm nëpërmjet subvencioneve

Bonus për turistët vendas që do bëjnë pushime në Shqipëri.

Ata shprehen se brenda 10 ditësh do të kenë takim me kryeministrin për të marrë përgjigje. Nëse nuk marrin përgjigje, do të vazhdojnë me protestat përpara kryeministrisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat