Doktor Alimehmeti: Koha për testime masive

Shqipëria

Doktor Alimehmeti: Koha për testime masive

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 21:45
Ilustrim

Doktor Ilir AliMehmeti sheh si tregues shqetësues të rrezikut të COVID-19 shtrimet e pacientëve në spitale dhe jo rastet e reja të të infektuarve.

Në një intervistë për RTV Ora, Alimehmeti nënvizoi faktin se është koha që QSUT të izolohet në mënyrën e duhur dhe për testime masive.

Ilir Alimehmeti: “Nëse spitalet ja dalin, rastet e reja nuk tregojnë shumë. Është momenti që në spital të izolohet në mënyrë të saktë. Të gjenden rastet me testim masiv. Nëse presim ditën që ata të shfaqin simptoma kanë infektuar shumë të tjerë.”

Beti Njuma: ''A ka dobësim të virusit?''

Ilir Alimehmeti: ''Po në fund të marsit kishim 58% të rasteve aktive të shtruara në spital. Sot vetëm 8.8 % e rasteve aktive janë të shtruar në spital. Virusi po dorëzohet përmes mutacioneve që e bëjnë më të përshtatshëm ndaj njeriut.''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat