KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit, pjesë e trupit gjykues të dosjes së Saimir Tahirit

Shqipëria

KPK shkarkon gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme të Apelit, pjesë e trupit gjykues të dosjes së Saimir Tahirit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtaren pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nure Dreni. 

Gjyqtarja është pjesë e trupit gjykues që po gjykon dosjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe është caktuar data 24 qershor, si datë për shpalljen e vendimit.

Trupi gjykues që po gjykon dosjen e ish ministrit të Brendshëm përbëhej nga: Nure Dreni, Albana Boksi dhe Nertina Kosova. 

Ndërsa seancën e kaluar, Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkuan dënimin me 12 vite burg për dy ish zyrtarët ndërsa avokatët kërkuan pafajësi.

Ndërsa është konfirmuar në detyrë Edlira Petrin, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat