Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, detajet e para

Shqipëria

Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, detajet e para

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Dy aksidente janë shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në qytetin e Tiranës.

Policia bën me dije se rreth orës 08:07 të mëngjesit një automjet ka aksidentuar një 22 vjeçare, e cila po drejtonte një biçikletë tek shesh “Karl Topia” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Një tjetër aksident është shënuar në rrugën “Teodor Keko”, ku një tjetër automjet ka aksidentuar një biçikliste dhe po ashtu është larguar nga vendngjarja.

Shtetaset e aksidentuara ndodhen në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 17.06.2020, rreth orës 08:07, tek sheshi “Karl Topia”, një mjet ende i paidetifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten N.C.,22 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve.

Më datë 17.06.2020, rreth 08:09, në rrugën “Teodor Keko” Unazë e Re, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten D.Sh., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin​ e mjekëve..

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat