50 forca policie dhe 2 dronë, arrestohen tre kultivues droge në Krujë

Shqipëria

50 forca policie dhe 2 dronë, arrestohen tre kultivues droge në Krujë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

3 persona janë vënë në pranga nga policia në Krujë për shkak se akuzohen për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit janë angazhuar 50 forca policie dhe 2 dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe kapjen e personave përgjegjës, arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Z., 26 vjeç dhe S. Z., 21 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesave të këtyre shtetasve janë konstatuar 3 ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në fshatin Kameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat