Makina përfundon jashtë rruge në aksin Elbasan-Tiranë

Shqipëria

Makina përfundon jashtë rruge në aksin Elbasan-Tiranë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:56
Foto

Një automjet përfundoi jashtë rruge pasditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve.

Më herët një tjetër aksident u regjistrua në aksin Elbasan-Librazhd, ku drejtuesi i një motori mbeti i plagosur rëndë si pasojë e përplasjes me një makinë policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat