Ndoka: Ikëm nga Kuvendi se nuk diskutohet më, edhe në sondazhet e PS-së besimi tek opozita është rritur

Shqipëria

Ndoka: Ikëm nga Kuvendi se nuk diskutohet më, edhe në sondazhet e PS-së besimi tek opozita është rritur

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:42
Nard Ndoka

I ftuar në “Arena”, ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka u shpreh se opozita doli nga parlamenti, pasi ky i fundit nuk ishte më një vend ku mund të debatohej dhe të silleshin ide alternative.

Ndoka shtoi se opozita e bashkuar është formacioni më i madh politik në 30 vitet e fundit në vend.

Nard Ndoka: Jemi përballur me një parlament si një garnizon ushtarak dhe ishte në kufijtë e pamundësisë që aty të diskutohej dhe të hidheshin ide e alternative dhe që opozita të ishte pasqyrë e mazhorancës për përmirësime dhe për të shpalosur një oponencë ndryshe.

Agjenda jonë ka qenë e qartë, sigurisht që ka pasur trysni, biles, unë kam qenë kundër bojkoteve edhe kundër Berishës. Unë jam pro institucioneve, por sot jam i ndërgjegjshëm se kemi marrë vendimin e duhur. Ky ishte një sinjal për t’i bindur edhe ndërkombëtarët për realitetin e politikës shqiptare. 

Sot jemi në një fazë tjetër, sepse aksioni ynë ka rritur besimin tek opozita dhe sondazhet e tregojnë, biles edhe në sondazhet që bën vetë opozita. Unë shoh realitetin. Opozita e bashkuar është formacioni më i madh politik në 30 vite pluralizëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat