Në kontejner pa ujë, banorët e prekur nga tërmeti: Kemi frikë nga infeksionet dhe virusi

Shqipëria

Në kontejner pa ujë, banorët e prekur nga tërmeti: Kemi frikë nga infeksionet dhe virusi

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 20:28
Foto

Banorët në Manzë,shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit prej gati 7 muajsh jetojnë më kontejner. Ata shprehen se mungon uji I pijshëm ndërsa nga ana e administratorit Manëz nuk është marrë asnjë masë. Kërkojnë marrjen e masave sa më parë pasi kanë frikë nga virusi por dhe ndonjë infeksion i mundshëm.

Prej 7 muajsh jetojnë në kontejnerë në Manëz pasi shtëpitë e tyre dolën të pabanueshme nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Veç vështirësive në kontejnerë, prej gati dy muajsh po përballen me mungesën e ujit.

“S’kemi ujë. Vjen me orar.”

Thonë se uji vjen një herë në ditë.

“Të gjithë i hapin çezmat se s’kanë faj, vjen nesër pastaj.”

Kjo nënë e re tregon se është detyruar të kërkojë ujë në xhami për fëmijën e saj.

“Ne marrim ujë te xhamia se nuk kemi. Shumë e vështirë s ekam fëmijë të vogël.”

Frikën për infeksione dhe Covid-19 e kanë të gjithë.

“Ai thotë ruhuni dhe pastrohuni, por me çfarë kur nuk kam ujë.”

E kanë ngritur si shqetësim dhe në njësinë administrative Pezë, por shpresa të kota.

“Jemi ankuar, na kanë thonë do të zgjidhim, por asgjë.” 

Ora News ishte pranë njësisë, por sipas punonjësve administratori nuk kishte shkuar dhe paraqitëm ankesën e tyre sërish me shpresën që do të merren masat sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat