“Unë kam bërë batuta me ambasadorët”/ Kryemadhi nxjerr “sekretet” e takimeve: Sikur edhe Balla t’i numërojë votat…

Shqipëria

“Unë kam bërë batuta me ambasadorët”/ Kryemadhi nxjerr “sekretet” e takimeve: Sikur edhe Balla t’i numërojë votat…

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 06:35
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me ngërçin në reformën zgjedhore.

Nga studio e “Opinion”, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet.

Më tej ajo ka treguar edhe një batutë me ambasadorët e huaj, të cilve u ka thënë se edhe nëse Taulant Balla numëron votat, Rama nuk shpëton.

“Rama ka frikë nga zgjedhjet, nuk mund t’ja heqë dot atë frikë. 

Unë e kam thënë që nuk ka asnjë rregull që mund të shpëtoj situatën e zotit Rama. 

Unë kam bërë batuta ma ambasadorët. Edhe Taulant Balla ti numëroj votat nuk e shpëton Ramën“, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat