Ndërtime pa leje dhe zaptim të plazhit në Durrës, 3 persona nën hetim/ Gjobiten edhe me 20 mln lekë

Shqipëria

Ndërtime pa leje dhe zaptim të plazhit në Durrës, 3 persona nën hetim/ Gjobiten edhe me 20 mln lekë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:59
Pamje nga video

Tre persona janë vënë nën hetim në Durrës për ndërtime pa leje dhe zaptim të pronës publike në plazhin e Durrësit.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e policisë, në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në fshatin Rinia, kanë konstatuar një ndërtim të paligjshëm, rikonstruksion të lëvizshëm, në një sipërfaqe toke, pronë publike plazh.

Në vijim të veprimeve, nga ana e policisë Durrës u proceduan në gjendje të lirë A. Sh., 28 vjeç, A. M., 41 vjeç dhe A. M., 31 vjeç.

Gjithashtu, në bashkëpunim me IKMT-në, u shemb objekti i ndërtuar pa leje dhe u vendos masë administrative 20 milionë lekë të vjetra.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat