Edukatorja e çerdhes në Laprakë infektohet me koronavirus

Shqipëria

Edukatorja e çerdhes në Laprakë infektohet me koronavirus

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë me dije se një tjetër çerdhe është drejt mbylljes për shkak të koronavirusit, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive.

Burime për A2 bëjnë me dije se bëhet fjalë për çerdhen nr.11 në Laprakë dhe se edukatorja kishte ditë që shfaqte shenja, temperaturë dhe dhimbje kockash.

Mësohet që edukatorja prej ditësh nuk ka shkuar në punë dhe pas  konfirmimit me Covid është izoluar në shtëpi.

Ndërkohë edhe dy edukatore të po këtij grupi sot nuk kanë shkuar në punë pasi kanë shfaqur shenja të ngjashme me kolegen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat