Reforma Zgjedhore, Meta: Qëndrimet e mia janë qarta, uroj që palët t'i qëndrojnë marrëveshjes

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, Meta: Qëndrimet e mia janë qarta, uroj që palët t'i qëndrojnë marrëveshjes

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:50
Ilir Meta

Në daljen e përjavshme për gazetarët, presidenti Meta foli edhe për reformën zgjedhore, duke thksuar se qëndrimet e tij janë të qarta dhe se shpreson që palët t’i qëndrojnë asaj që janë dakordësuar.

Ilir Meta: Qëndrimet e presidentit i kam bërë të qarta prej kohësh dhe nuk dua të paragjykoj se çfarë do të bëjnë palët. Unë uroj që ata t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë bërë, e cila mund të lërë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj, por ne e dimë që jemi në një ilegjitimitet institucionesh, në radhë të parë të vetë kuvendit.

Është koha për të kuptuar se gjithë këto shqetësime nga partnerët evropianë që ta lënë të hapur për Shqipërinë dhe po u mbyll dera, të gjithë shqiptarët do ta kenë të qarta se kush e ka fajin. Nuk mjafton vetëm reforma për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi duhet edhe faktorë të tjerë. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën monitorim të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat