Nuk fillon as këtë të hënë, çfarë do të ndodhë me transportin publik në vend

Shqipëria

Nuk fillon as këtë të hënë, çfarë do të ndodhë me transportin publik në vend

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:45
Ilustrim

Duket se as kjo e hënë e pritshme nuk do të jetë dita e rifillimit të transportit publik në vend, pas mbylljes së aktivitetit për më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së Covid-19! Shoqata e transportit ka bërë një tjetër dalje publike vetëm pak minuta më parë, duke pohuar se ata janë të vendosur për të mos lëshuar "pe" në kërkesat e tyre ndaj ministrisë së Infrastrukturës.

Shoqata e Transportit kanë bërë me dije se nuk do të fillojë aktivitetin më 22 qershor, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre. Sipas Shqiptarja.com, ata kanë deklaruar se kërkojnë një takim me ministrinë e Infrastrukturës ose kryeministrin Edi Rama që t'u parashtrojnë qartë kërkesat e tyre, pasi deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

"Ne do të hapemi kur financiarisht do jemi gati, por për ne është e pamundur. Përfaqësojmë transportuesit e ndershëm, që kanë 30 vite që i shërbejnë popullit. Nuk na ka ardhur asnjë ftesë për takim nga Ministria. Donin ta bënim te lokomotiva për t'i treguar klasës politike që ata e vranë trenin, mos e vrisnin autobusin, mos e vrisnin transportin publik. Përfaqësuesit e transportit publik në Shqipëri, bëjnë të ditur se nëse financiarisht nuk bëhet e mundur, nuk fillojmë shërbimin. Kemi kërkuar rishikimin e protokollit, nëse nuk bëhet e mundur sipas çdo vendi të botës, s'kemi pse shpikim gjëra, nuk është funksionale, jo përgjegjësi i operatorit sjellja e pasagjerëve në bord, kemi fatorini jo polic. Kjo dalje publike është një klithmë për t'i bërë thirrje Ramës që të paktën të ulemi në një tryezë, deklarata e ministrisë nuk qëndron aspak. Ne jemi unioni i disa shoqatave dhe mbi 90% të operatorëve në vend", thanë përfaqësues të Shoqatës së Transportit.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
5-Dje iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

Vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit
1.Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2.Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat