Ngërçi në Këshillin Politik, Meta: Nëse dera e Europës mbyllet dihet kush është përgjegjës

Shqipëria

Ngërçi në Këshillin Politik, Meta: Nëse dera e Europës mbyllet dihet kush është përgjegjës

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:14
Ilir Meta

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka komentuar në konferencë për shtyp ngërçin e krijuar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore në lidhje me riformatimin e KQZ-së.

Meta kërkoi nga palët t’i qëndrojnë marrëveshjes për ta çuar vendin sa më shpejt drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, tashmë është e qartë se kush janë përgjegjësit nëse dyert e Europës mbyllen sërish.

“Uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar e cila padyshim që mund të lë mjaft për të dëshiruar në përmbajtjen e saj, por ne e dimë që jemi në një situatë kritike të një mosbesimi të thellë dhe të problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve. Është koha për të kuptuar seriozisht të gjitha këto shqetësime që vijnë nga partnerët europianë të cilët kanë bërë përpjekjet më të mëdha për ta lënë derën të hapur për Shqipërinë, por në rast se dera do të mbyllet të gjithë shqiptarët do ta kenë të qartë se kush e ka përgjegjësinë”.

“Shpresoj të ketë reflektim të shpejtë dhe të ecim drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e sigurt që zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën një monitorim tepër të ashpër nga faktori ndërkombëtar”, u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat