Basha takohet me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane

Shqipëria

Basha takohet me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 18:42
Kim dhe Basha

Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pasur një takim në rezidencën amerikane me ambasadoren Yuri Kim.

Edhe pse nuk ka pasur një njoftim nga të dyja palët për takimin, raportohet se në fokus të ketë qenë reforma zgjedhore.

Ndërsa paraditen e sotme një grup deputetësh të opozitës janë takuar në Kryesinë e Kuvendit në orën 11:30, me shefin e zyrës politike të Ambasadës së SHBA, Ian Crawford.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat